Refugjatët/ Kapen 12 pakistanezë në Kakavijë, policia shton kontrollet në kufi

klandestine1112 pakistanezë u kapën pranë pikës kufitare të Kakavijës, në vendin e quajtur Postë-Katund. Ata janë pjesë e grupimeve të mëdha të emigrantëve qëkanë mbetur të bllokuar në Greqi. Destinacion i tyre ka qenë Mali i Zi dhe më pas Gjermania.

Sinjalizimet në mediat greke për hyrjen e klandestinëve sirianë në Shqipëri kanë sjellë shtimin e masave të kontrollit në kufirin me Greqinë. Në pikën kufitare të Kakavies janë shtuar forcat policore, sidomos në kufirin e gjelbër dhe në fshatrat kufitarë si ai Dritë, ku klandestinët kanë mundësinë më të madhe për të kaluar.

Mijëra emigrantë dhe refugjatë kanë mbetur te bllokuar në kufirin verior të Greqisë, pasi Maqedonia vendosi te mos lejojë emigantët afganë të hyjnë në territorin e saj.

Maqedonia thotë se vetëm sirianët dhe irakianët do të hyjnë në territorin e saj për të vazhduar rrugën drejt veriut. Greqia e ka kundërshtuar këtë vendim, por Maqedonia pretendon se afganët nuk lejohen nga vendet e tjera dhe, nëse hyjnë në kufirin e saj, do të mbeten në tokën maqedonase.

Kufizimi i Maqedonisë shkon paralel me kufizimet e disa vendeve të tjera ballkanike, një jave pasi Austria vuri si kufi ditor atë të 80 kërkesave për azil, pavaresisht se Bashkimi Evropian tha që vendimi i Austrisë nuk është në përputhje me konventat e të drejtave humanitare. Pas sirianëve, afganët përbëjne numrin më të madh të emigrantev që kanë kërkuar azil në BE.