Refugjatët pranë Gjirokastrës, ngrihet kamp për sirianët në Janinë

tmp_26443-Refugjatet-siriane-ne-Maqedoni-foto-nga-arkivi-1-620x358-1980103440Autoritetet greke po zhvendosin refugjatet pranë kufirit me Shqipërinë.

Pas strehimit të 162 refugjatëve në Konicë, tre kampe të tjera priten të ngrihen në zonën e Janinës shumë pranë kufirit të vendit tonë.

Në kampe priten të strehohen të paktën 200 refugjatë, ndërsa njësitë e ushtrisë greke kanë nisur punën për ngritjen e tyre.