“Rehabilitimi Urban i Jugut”, Gjirokastra përfiton nga investimi 55 milionë euro i Bankës Botërore

GjirokasterNjë projekt me vlerë 55 milionë euro nis në qershor dhe do të shtrihet në 5 vitet e ardhshme në qarqet Berat, Fier, Gjirokastër e Vlorë. Ministria e Zhvillimit Urban dhe Banka Botërore (BB) kanë nisur punën për “Rehabilitimin Urban të Jugut”.

Synimi është që të stimulohet zhvillim ekonomik dhe turistik për këto zona. Grupi ndërinstitucional dhe misioni i BB u takua dje me përfaqësuesit e bashkive që kanë aplikuar për projekte për të detajuar kriteret mbi të cilat do të bëhet selektimi.

Paula Restrepo Cadavid, menaxhere e projekteve në BB u bëri me dije përfaqësuesve të bashkive se jo çdo projekt i paraqitur do të financohet dhe kriteri kryesor është impakti tek banorët.