Reshje te dendura sot dhe nesër, Ministria e Brendshme urdhëron ngritjen e Shtabeve të Emergjencave

reshjeNata e sotme dhe dita e nesërme do të shoqërohet me reshje të dendura shiu.

Ministria e Brendshme me anë të një njoftimi u kërkon drejtuesve të institucioneve shtetërore qendrore dhe lokale të marrin masa parandaluese dhe reaguese në kohë.

Ministria ka urdhëruar ngritjen e Shtabeve të Emergjencave në Prefektura dhe bashkitë e vendit.

Njoftimi:

Nisur nga situata e pritshme që pritet të krijohet nga intensiteti i lartë i reshjeve në datat 5 dhe 6 shtator 2016, Ministria e Punëve të Brendshme u ka kërkuar drejtuesve të institucioneve shtetërore qendrore dhe lokale të marrin masa parandaluese dhe reaguese në kohë.

Për këtë arsye, Ministri i Punëve të Brendshme ka urdhëruar ngritjen e Shtabeve të Emergjencës në çdo Prefekturë e Bashki, duke vënë në gatishmëri të gjitha kapacitetet njerëzore e teknike operacioanale për të reaguar sipas situatës.

Ndërkohë Drejtoritë e bordeve të kullimit, strukturat e hidrovorëve, si dhe OSHEE, jane njoftuar te nisin nga puna menjëherë për të minimizuar pasojat që mund të shkaktohen nga reshjet e dendura.

Ministria e Punëve të Brendshme këshillon gjithashtu qytetarët të tregohen të kujdeshëm në lëvizjet gjatë orëve të reshjeve intensive të shiut.