Restaurimi i Kishës, ministrja Kumbaro dhe kryebashkiakja Mandi në Labovë

Kryebashkiakja e Libohovës Luiza Mandi dhe ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro ishin sot në Labovë për të parë nga afër punimet që sapo kanë nisur për restaurimin e Kishës së Shën Marias.

“Shumë shpejt ky monument do të ketë një pamje të re dhe do të jetë në shërbim të turistëve. Veç Kishës, edhe rikonstruksioni i rrugës së Labovës është një tjetër investim jetik për banorët. Punimet janë drejt fundit. Falenderoj ministren Kumbaro për mbështetjen dhe banorët për durimin e treguar. Bashkë do të bëjmë realitet çdo projekt që i shërben zonës. Ne i mbajmë premtimet!”, shkruan Mandi në një postim në faqen e saj në Facebook.

Rikonstruksioni i rrugës dhe restaurimi i Kishës së Labovës janë një tjetër investim i rëndësishëm që Bashkia Libohovë përfiton nga qeveria shqiptare.
/Libohova Online/