Rezultatet/ 16 mësues mbetës në Gjirokastër, vetëm 4 vlerësohen shkëlqyeshëm

Agjensia Kombëtare e Provimeve ka publikuar rezultatet e provimit të kualifikimit për mësuesit, testim që u zhvillua në datën 22 prill.

Sa i përket qarkut Gjirokastër, mësohet se provimin e zhvilluan 150 mësues, prej të cilëve kanë rezultuar mbetës 16 mësues.

Nderkohë 30 mësues janë vlerësuar me rezultatin shumë mirë, 61 janë vlerësuar me mirë, 4 janë vlerësuar me mjaftueshëm dhe vetëm 4 janë vlerësuar shkëlqyer.

Mësuesit mbetës kanë të drejtë ta rijapin provimin edhe dy herë. Rezultatet e këtij testimi kushtëzojnë rritjen e pagës.

/ArgjiroLajm.net/