Riaktivizohet vatra e zjarrit, rrezikohet fshati Labovë (FOTO)

Zjarri i një dite më parë në fshatin Labovë, njësia administrative Odrie është aktivizuar sërish.

Nga të dhënat e fundit mësohet se flakët rrezikojnë banesat, ndërsa terreni i vështirë nuk lejon automjetet e shërbimit zjarrfikës që të ndërhyjnë.

Banorët e zonës kanë nisur të shuajnë flakët me mjete rrethanore, ndërsa apelojnë për ndihmë.

Ndërkohë një tjetër sipërfaqe e madhe me kullotë është djegur sot mbi fshatin Hundëkuq.