Rikonfirmohet drejtori i patentave në Gjirokastër
December 17, 2017
![](https://www.libohovaonline.com/wp-content/uploads/2017/12/540698_529741910398581_156875181_n.jpg)
Drejtoria Rajonale e Shërbimeve të Transportit Rrugor në Gjirokastër apo e njohur rëndom si drejtoria e patentave, do të vijojë të drejtohet nga Dinos Selimi. Në përfundim të konkursit të hapur nga Ministria e Transporteve, Selimi rezultoi kandidati me më shumë pikë të grumbulluara në vlerësimin e komisionit përkatës. Dino Selimi ka mbajtur këtë post që prej vitit 2013 kur socialistët erdhën në pushtet. Për një periudhë kohe, Selimi ka qenë edhe kryetar i PS-së në Tepelenë.