Rikthehen koperativat bujqësore

Bujqësia_Kosovare_-_Punimi_i_TokësQeveria vendos për rikthimin e koperativave bujqësore, por nuk bëhet fjalë për ato që kanë funksionuar në kohën e komunizmit dhe ekonomisë së shtetëzuar. Sot ministri i Bujqësisë ftoi fermerët që të bëhen pjesë koperativave bujqësore pasi kjo është e vetmja mënyrë për të  arritur standarte në prodhim por edhe treg për shitjen e tyre.

“E kaluara tregon për një përvojë të keqe në këtë drejtim pasi envoja e bashkimit tashmë vendoset në një terren krejt të ndryshëm. Bëhet fjalë për një bashkim të lirë me qëllim maksimalizuar fitimet dhe ulur kostot”,- tha Panariti.

Sipas ministrit, projektligji për krijimin e shoqërive të bashkëpunimit bujqësor ka përfunduar. Megjithatë, për shkak të frikës nga koperativat e dikurshme të kohës së socializmit, por edhe nga mungesa e subvencioneve të shumta qeveritare, fermerët në përgjithësi hezitojnë për t’u bëre pjesë e këtij organizimi të ri bujqësor