Rikthehet frika e përmbytjeve në Gjirokastër, Viroi del nga shtrati (FOTO)

Shtimi i reshjeve të shiut ka sjellë edhe problemet e para në disa zona të vendit. Në qarkun e Gjirokastrës, ujërat e liqenit të Viroit kanë kapërcyer edhe urën, duke vështirësuar qarkullimin e automjeteve. Nëse reshjet do të vijojnë me intensitet gjatë ditës pritet që situata të përkeqësohet. Shihni më poshtë fotot që sjell Libohova Online.