Rikthehet PPSH: Luftojmë borgjezinë dhe heqim taksat

PPSH-169x300Partia e Punës e Shqipërisë merr pjesë në këto zgjedhje për këshillat bashkiakë me numrin 56.

Me këtë rast PPSH, e cila dikur udhëhiqej nga Sekretari i Parë i saj Enver Hoxha, ka dërguar disa “trakte” derë më derë që të votohet nga “populli”.

PPSH bën të ditur se ka në programin e saj t’i rikthejë popullit pasuritë e grabitura nga “borgjezët reaksionare” si dhe të “bashkojë kombin”.

Gjithashtu PPSH thotë se do të heqë taksat dhe do të garantojë arsim dhe shëndetësi falas.

Me sa duket PPSH nuk e ka kuptuar se këto janë zgjedhje lokale dhe jo për pushtetin qendror.

Në fund letra mban emërtimin KQ (Komiteti Qëndror) i PPSH.