Rikthehet tritoli, hidhet në erë makina e drejtorit të Burgut në Tepelenë

tepeleneRikthehet tritoli, pas pak ditëve “pushim”. Një sasi eksplozivi shpërtheu natën duke gdhirë dita e sotme, pasi ishte vendosur në garazhin e banesës së drejtorit të burgut të Bënçës në Tepelenë, Avni Sula.

Nga shpërthimi i tritolit, është dëmtuar makina e drejtorit të burgut si dhe ka pasur dëme të tjera materiale në garazh dhe zonën përreth.

Policia e Shtetit tha zyrtarisht se ngjarja ka ndodhur në lagjen “15 Shtatori” në qytetin e Tepelenës dhe si pasojë është dëmtuar pjesërisht automjeti tip “Fiat” me targë AA 681 HL, në pronësi të drejtorit të burgut të Bënçës.

Në foto shikoni makinën pas ngjarjes.

Sipas informacionit zyrtar dyshohet qe lënda plasëse është hedhur nga jashtë dhe ka dëmtuar mjetin qe ndodhej ne garazh.

Ende nuk dihen shkaqet e kësaj ngjarjeje, ndërkohë qe drejtori Avni Sula po jep shpjegime për ndonjë konflikt te mundshëm për shkak te punës apo motive personale. Vetëm pak kohe me pare makina e drejtorit te burgut te Fushë Krujës, u hodh ne ere me eksploziv dhe mbeti i plagosur Arben Sulo, i cili u dergua ne spital ne Itali per mjekim të specializuar.