‘Rilindja Urbane’, vijojnë punimet në qendrën e Libohovës (FOTO)
January 17, 2018
Në Libohovë vijojnë punimet për qendrën e re në kuadër të investimeve të projektit të ‘Rilindjes Urbane’. Aktualisht kanë përfunduar pothuajse pjesa më e madhe kanalizimeve, ndërsa po vijohet me shtresën e betonit, sipër së cilës do të fillojë më pas të bëhet veshja me gurë. Kryebashkiakja Luiza Mandi kërkon mirëkuptim të banorëve për vështirësitë e krijuara në levizje për shkak të punimeve, ndërsa ‘thumbon’ në fund edhe kritikët e projektit nga radhët e PD-së.
“Unë besoj se jemi në rrugë të mbarë dhe me ritmet që po ecim, punimet do të përfundojnë sipas afateve. Fjala jonë është puna! Puna e tyre ishin dhe mbeten fjalët që i merr era”, shkruan Mandi.