Rinis ardhja e klandestinëve, kapen 12 marokenë në Vrisera

Policia Kufitare Kakavie ka kapur 12 shtetas të huaj të cilët kishin hyrë ilegalisht nëpërmjet kufirit jeshil nga Greqia në Shqipëri.
Nga Shërbimet e Policisë Kufitare Kakavije janë kapur 12 shtetas të huaj ,në segmentin rrugor “Llongo-Vrisera” në hyrje të fshatit “Vrisera” ,të cilët po udhëtonin me këmbë.
Më pas këta shtetas u shoqëruan për në zyrat e Pikës Kufitare Kakavie për veprime të mëtejshme.
Pas intervistimin rezultoi se këta persona ishin me shtetësi Marokene , të cilët kishin hyrë nga kufiri jeshil me Greqine mbi Pikën Kufitare Kakavie për të shkuar në Malin e Zi.
Destinacioni i këtyre shtetasve ishte Gjermania.
Pas verifikimit këta shtetas janë dërguar për në Qëndra e Mbyllur Kareç Tiranë.