Riorganizimi i PD, pavarësisht humbjes Basha ia beson Gjirokastrën sërish Tritan Shehut

 Riorganizimi i PD, pavarësisht humbjes Basha ia beson Gjirokastrën sërish Tritan Shehut

11187765_1408878576099970_8419849589380612191_oKryesia e Partisë Demokratike ka vendosur të rioganizojë strukturat e saj si pjesë e përgatitjeve për zgjedhjet e përgjithshme.

Në mbledhjen e drejtuar nga kryetari Lulzim Basha u vendosën edhe emrat e të deleguarve të grupeve të punës në 12 qarqet e vendit.  

Sa i përket Gjirokastrës, Basha i ka besuar sërish Tritan Shehut, i cili ishte gjithashtu koordinator i demokratëve për Gjirokastrën e Libohovën edhe në zgjedhjet lokale të vitit të shkuar.

Në rang qarku në zgjedhjet e fundit PD fitoi vetëm Bashkinë Përmet dhe Dropull, ndërsa pas 8 vitesh qeverisje humbi Libohovën. 

 

Libohova Online