Rishfaqet antraksi në Gjirokastër, sëmuren dy gra nga Nepravishta dhe një nga Glina

spitali-i-gjirokastresTre raste me antraks janë evidentuar së fundi në Gjirokastër. Bëhet fjalë për dy gra nga fshati Nepravishtë, Bashkia Libohovë dhe një grua tjetër nga fshati Glinë, Bashkia Dropull

Aktualisht një prej grave nga Nepravishta dhe tjetra nga Glina janë duke marrë mjekim në spitalin rajonal të Gjirokastrës, ndërsa për shkak të pamundësive familjare një grua nga Nepravishta e merr mjekimin në shtëpi.

Shfaqja e antraksit apo plasjes siç njihet ndryshe, vjen nga mungesa e vaksinimit të bagëtive të imta. Drejtoria e Bujqësisë në Gjirokastër nuk e ka kryer ende procesin e vaksinimit të bagëtive, për shkak të vonesës së procedurave të tenderit. Antraksi apo plasja shkakton temperaturë, këputje dhe të vjella tek pacientët. Përhapja e kësaj sëmundje stimulohet edhe nga bagëtitë e ngordhura që nuk groposen, por hidhen nëpër përrenj, si dhe nga plehu i infektuar, që më pas përdoret për të mbjella.

Qarku i Gjirokastrës është një prej më problematikëve sa i përket rasteve me antraks.

|Libohova Online|