Rishfaqet antraksi në Gjirokastër, tre persona të shtruar në spital

Sëmundja e antraksit (plasja) është rishfaqur sërish në qarkun Gjirokastër.

Së fundi janë tre persona të infektuar që janë shtruar në spitalin rajonal ‘Omer Nishani’. Lajmin e konfirmon mjeku epidemiolog Xhelo Brahimi në një intervistë për TVGJ.

Sipas tij pacientët janë nga fshati Sukë i Përmetit. Këto raste janë evidentuar nga pakujdesia individuale pasi pacientët kanë konsumuar mishin e infektuar.

Specialistët apelojnë që në çdo rast fermerët të marrin masa për kafshët e sëmura duke njoftuar gjithashtu veterinerët.