Rishfaqet Spiro Ksera, ish-ministri i dënuar për korrupsion proteston te çadra e PD-së

Ish ministri Spiro Ksera i është bashkuar protestës së Partisë Demokratike.

Pas daljes nga burgu, ku u dënua për korrupsion, Ksera qëndroi fillimisht në Gjirokastër dhe nuk u pa në aktivitete politike të Partisë Demokratike.

Por dje, ai i është bashkuar demokratëve të tjerë, kur ka postuar edhe fotografi nga çadra e protestës, poshtë Kryeministrisë.