Roland Bejko fton demokratët: Merrni pjesë masivisht në votim, t’i japim frymë një opozite të fuqishme

Dy ditë para mbajtjes së zgjedhjeve për kreun e ri të PD-së, Roland Bejko njofton të gjithë anëtarët e kësaj force të marrin pjesë në votim, për të zgjedhur mes Eduard Selamit dhe Lulzim Bashës.

Sipas postimit që ai ka shpërndarë në faqen e tij në Facebook, procesi i votimit do të jetë i hapur nga ora 8 e mëngjesit deri në 19 të mbrëmjes.

“Njoftohen të gjithë anëtarët e Partisë Demokratike të Degës Gjirokastër të marrin pjesë masivisht në votimin për të zgjedhur Kryetarin e Partisë Demokratike ditën e shtunë datë 22 korrik nga ora 8 deri në orën 19 në Kinotetarin e qytetit në lagjen”18 shtatori”. Gara zhvillohet midis z. Lulzim Basha dhe z. Eduart Selami. Së bashku në këmbë për ti dhënë frymë një lëvizje të fuqishme opozitare”, shkruan Bejko në Facebook.