Roland Bejko: Nuk do lejojmë në Gjirokastër furgonat me mall nga Myzeqeja

Kandidati për deputet i PD-së, Roland Bejko është takuar me tregtarë në tregun e shumicës në Gjirokastër.

Ai ka premtuar politika në mbështetje të tyre dhe kompensim të firove. Sipas Bejkos, nuk do të lejohet ardhja e produkteve bujqësore nga zona të tjera të vendit.

Ne do të mbrojmë prodhimin vendas, me qëllim që tregtarët të fitojnë, por duke vendosur edhe rregulla në treg, me një konkurrencë të ndershme, që të mos vijnë furgonat me mall që kanë kosto të ulët nga Myzeqeja, të shkojnë drejtpërdrejtë në dyqane. Sepse kjo prish pikërisht konkurrencën dhe mallin që kanë tregtarët e Gjirokastrës e nxjerrin në skandecë dhe askush nuk ta njeh dëmin apo firon. Prandaj ne propozojmë që në programin tonë të kemi edhe kompensimin e firos”, tha Bejko.

Ndërkohë që takim me tregtarët ka zhvilluar edhe Tritan Shehu në tregun e qytetit të Këlcyrës.

/Libohova Online/