Roland Bejko zgjidhet kryetar i ri i PD-së në Gjirokastër

90225Roland Bejko është zgjedhur kryetar i Partisë Demokratike në Gjirokastër, pas votimeve që u zhvilluan sot në këtë degë. Mësohet se zoti Bejko ka fituar me pak vota diferencë ndaj kandidatit tjetër Shemshi Lamaj. Konkretisht Bejko ka fituar drejtimin e Partisë Demokratike në rrethin e Gjirokastrës me 127 vota kundrejt 122 që mori Lamaj. 

Roland Bejko ka garuar për deputetët në zgjedhjet e kaluara nën logon e Partisë Republikane. Aktualisht ai punon si pedagog në një universitet privat.  Në Kuvendin e PD-së në Gjirokastër, sot ishte i pranishëm edhe kreu i PD-së, Lulzim Basha.