Rrahu barbarisht 26-vjeçaren nga Tepelena, por gjykata e lë të lirë

gruaja1-1024x736Vendimet skandaloze të gjykatave nuk kanë fund. Edhe pse rrahur barbarisht nusen e nipit të ndjerë, 51-vjeçari M.Tafilaj nga Tepelena është lënë i lirë nga gjykata. Ai u arrestua pas denoncimit të 26-vjeçares Y.Tafilaj, e cila u rrah dhunshëm në mes të rrugës në prani të fëmijës së vet të mitur.

Por, ky fakt nuk ka mjaftuar për gjykatën që ta lërë në burg 51-vjeçarin. Sipas vendimit të Gjykatës së Gjirokastrës, M.Tafilaj duhet të paraqitet 1 herë në javë pranë policisë gjyqësore në Prokurorinë e Gjirokastrës.

Ndërkohë, e veja e nipit të tij vazhdon të jetë ende në urdhër mbrojtje. Kjo e fundit prej kohësh kërcënohet nga njerëzit e burrit të saj, të cilët kërkojnë të marrin kujdestarinë e fëmijëve të 26-vjeçares./Dita