Rrëfimi i modeles kolumbiane: “Nata ime me Kristiano Ronaldon” (foto)

Sulmuesi i Real Madrid, Cristiano Ronaldo duket se e ka kaluar festën e Krishtlindjeve në një shoqri mjaft të mirë. Modelja nga Kolumbia, Nataly Rincon ka rrëfyer se ka kaluar natë të zjarrte më portugezin. Në një intervistë për mediat vendase ajo ka rrëfyer u njoh me portugezin në një restorant në Miami.

“Unë kam qenë në një restorant dhe Cristiano ishte në tryezë tjetër. Ne kemi parë njëri-tjetrin dhe menjëherë filloi flirtimi. Pastaj dikush erdhi në tryezën time dhe tha se ai donte që të më takonte”, – ka deklaruar ajo. “Unë nuk do t’iu tregoj nëse kam qenë në dhomën e hotelit të Ronaldos, por mund t’ju them se ne jemi ndarë në orën 2:30 pas mesnatës”, – ka rrëfyer bukuroshja.