Rrepet e Libohovës/ Në fillim degët, tani priten trungjet (Foto)

 Rrepet e Libohovës/ Në fillim degët, tani priten trungjet (Foto)

01Sheshi pë rballë  sarajeve të  Mufid Libohovës është  i rrethuar me shirit, jo policor, por që tregon se po kryehen punime. Ka nisur prerja edhe e një trungu tjetër të thatë, të mbetur në  shesh, pas prerjes së  rrepeve rreth një  vit më  parë .

Punimet vijnë  në  prag të  festës tradicionale dhe ndoshta është  menduar për zgjerim hapësire, ndërkohë  që  prej trungut të  moçëm sigurohet edhe një  pjesë  e mirë  e druve të zjarrit për kopshtin apo shkollën. Për trungjet e thatë, fillimisht në  rrjetet sociale, u hodhën edhe ide për krijimin e skulpturave në dru, njësoj siç u veprua në fshatin Zhulat me bustin e Idriz Zhulit.

Por kjo ide nuk u vijua më  tej. Pranë  trungjeve të  thatë , u mbollën fidanë  të  rinj, të cilët janë zënë dhe po  hedhin shtat dita-ditës.

07

05

06

Libohova Online