Rrepet e thatë në qendër të Libohovës, nesër priten edhe degët e fundit

rrapiRrapi i fundit që “rezistoi” në sheshin përballë sarajeve të Myfit bej Libohovës  do të pritet nesër.

Bashkia Libohovë do të ndërhyjë për të eleminuar rrezikun që paraqet kjo pemë e thatë.

Një vit më parë  teksa po priteshin këto pemë humbi jetën aksidentalisht punonjësi i Bashkisë Libohovë, Genci Dervishi.

Që prej asaj ngjarje tragjike bashkia nuk tentoi më të priste degën e mbetur nga rrapi i thatë.

Ndërhyrja kryhet pesë ditë para mbajtjes së festës “Tradita Libohovite”, mbrëmjen e 13 gushtit.