Rreth 200 debitorë të ujit në Libohovë, nis aksioni për mbledhjen e borxheve

ujesjellesi-libohoveNdërmarrja e ujësjellësit në Libohovë ka nisur këtë javë një aksion për mbledhjen e detyrimeve të prapambetura dhe prerjen e lidhjeve në ato raste kur refuzohet të paguhen borxhet.

Mësohet se janë rreth 200 abonentë, kryesisht familjarë, që rezultojnë debitorë të ujit të pijshëm.

Fillimisht debitorët janë njoftuar për t’u paraqitur pranë ndërmarrjes për të kryer pagesën.

Nëse refuzojnë do t’u ndërpritet linja e ujit të pijshëm.

Abonentët familjarë në Libohovë paguajnë një tarifë që varion nga 450 në 650 lekë të reja në muaj.