Rreth 50 mijë vota në qarkun Gjirokastër, PS pret të fitojë 3 mandate

Ka përfunduar procesi i votimit edhe në qarkun Gjirokastër. Nga të dhënat e para rezulton se numri total i votuesve në rang qarku është rreth 50 mijë votues. Partia Socialiste pret të fitojë 3 mandate deputetësh, aq sa ishte edhe objektivi maksimal i shpallur në fillim të fushatës. Ndërkohë që PD-ja ka pothuajse të sigurt një mandat. Kandidati i LSI-se, Vangjel Tavo, për herë të parë pas 23 vitesh pritet të ngelet jashtë Kuvendit. LSI-ja është tkurur ndjeshëm në këto zgjedhje. Procesi i numërimit në 7 KZAZ-të e qarkut pritet të nisë pas mbërritjes së të gjithë kutive të votimit nga fshatrat përreth. Ndërkohë në Bashkinë Gjirokastër numri i votuesve është më i madh se në zgjedhjet e vitit 2017.