Rrethi Çiklistik i Shqipërisë, trafik në rrugën Gjirokastër-Kakavijë

Rrethi Çiklistik i Shqipërisë i organizuar nga Federata Shqiptare e Ciklizmit ka përfshirë edhe Gjirokastrën.

Çiklistët kanë kaluar edhe në rrugën nacionale Gjirokastër-Kakavijë për të udhëtuar drejt Sarandës, duke krijuar disi trafik në qarkullim.

Fituesi i etapës së parë të Rrethit Çiklistik të Shqipërisë e mbajtur të shtunën ishte Pierpaolo Fikara.

Çiklisti i ekipit shqiptaro-italian e mbylli këtë provë 165 kilometra të gjatë, nga Tirana në Korçë, për 3orë, 50 minuta e 35 sekonda. Një etapë ku nuk mungonin ngjitjet e vështira.

Kjo është hera e parë që Rrethi Çiklistik i Shqipërisë ka pjesëmarrjen e shumë ekipeve të huaj dhe është pjesë e kalendarit të federatës botërore.