Rrezikojnë të mbyllen 4 pika therjeje në Gjirokastër
October 15, 2017
Nisma e 3 ditëve të fundit e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit në lidhje me kushtet e therjes së kafshëve dhe tregtimit të mishit, ka çuar në mbylljen e 28 pikave të therjes, subjekte te licencuara të cilat nuk plotësonin kushtet higjeno-sanitare dhe detyrimet tjera të parashikuara në ligj.
Prej tre ditësh, drejtoritë rajonale kanë përqëndruar punën e tyre në kontrollin e pikave të therjes, si dhe njësitë e tregtimit të mishit. Sa i përket qarkut Gjirokastër janë paralajmëruar 4 pika therjeje të mishit. Nëse nuk marrin masat ato rrezikojnë të mbyllen.