Rrëzohet nga ballkoni, në gjendje kritike për jetën gruaja nga Sofratika
December 11, 2016
![](https://www.libohovaonline.com/wp-content/uploads/2014/09/Sofratika.jpg)
Një grua nga fshati Sofratikë në Dropull është rrëzuar nga ballkoni dhe aktualisht ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore në spitalin e Gjirokastrës.
63-vjeçarja Anastasi Marina ka rënë nga një lartësi rreth 4-5 metra. Ajo është gjetur nga familjarët pa ndjenja dhe me plagë të shumta në kokë.
Nga të dhënat e para mësohet se ngjarja e ndodhur mëngjesin e sotëm mund të jetë aksidentale, por nuk përjashtohet mundësia e një tentative vetëvrasje. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e këtij rasti.