Rritet çmimi i ujit në Gjirokastër, ja sa do të paguani këtej e tutje
Duke nisur nga 1 prilli i këtij viti faturat e ujit për konsum publik në Gjirokastër, Berat dhe Kuçovë do të jenë më të larta. Enti Rregullator i Ujit ka miratuar së fundmi kërkesat e shoqërive të Ujësjellës kanalizimeve në këto qytete për rritje të çmimit të ujit të pijshëm pas performancës së tyre të dobët dhe mosrealizimit të të ardhurave nga këto shoqëri. Në faturën e ujit, në rritjen e çmimit është përfshirë edhe shërbimi për largimin e ujërave të ndotur. Kështu, për Gjirokastrën, nga 39 lekë për çdo metër kub ujë të harxhuar në familje, çmimi do të shkojë në 43 lekë shto këtu edhe rritjen për largimin e ujërave të ndotur nga 9 lekë për metër kub ujë, në 10 lekë.
Rritje të tarifës së ujit kanë pësuar edhe institucionet publike dhe biznesi privat krahasuar me atë çka kanë paguar deri më tani. Rritja e çmimit në Gjirokastër vjen në një kohë kur shoqëria e ujësjellës kanalizimeve arrin të furnizojë me ujë të pijshëm qytetarët me vetëm 6 orë në ditë.
TARIFAT E REJA TE UJIT PER 2017
GJIROKASTER
Furnizim me ujë Largimi i ujërave të ndotura
Konsumator familjar 43 lekë/m3 10 lekë/m3
Konsumator publik 125 lekë/m 3 16 lekë/m3
Konsumator privat 130 lekë/m3 16 lekë/m3