Rroga më e lartë në Bashkinë Libohovë 1.73 mln lekë, më e ulëta 163 mijë lekë. Zbardhen pagat për 90 punonjës

Skandali me rrjedhjen e të dhënave mbi pagat e shqiptarëve vijon. Sot janë publikuar edhe pagat përgjatë muajit prill 2021. Përsa i përket Bashkisë Libohovë, rezulton se paga më e lartë është në nivelin 1.73 milionë lekë të vjetra, të cilën e merr komandanti i Shërbimit Zjarrfikës. Gjashtë punonjës të shërbimit zjarrfikës, si dhe drejtuesi i automjetit të shërbimit zjarrfikës, kanë pagë mujore më të lartë se ajo e kryetarit të bashkisë, që rezulton vetëm 861 mijë lekë të vjetra në muaj. Në total Bashkia Libohovë ka të deklaruar 90 punonjës. Rroga më e ulët është në vlerën 163 mijë lekë të vjetra, të cilën e merr punonjësi në pozicionin “riparues/mirëmbajtës i kaldajave”. Përveç NIPT-it të bashkisë, nivelit të pagës dhe pozicionit të punës, Libohova Online rezervon të drejtën të mos publikojë emrat e punonjësve dhe numrin e tyre personal të identifikimit. Siç shihet në fotot më poshtë, ne i kemi mbuluar këto të dhëna për të mos shkelur ligjin për Mbrojtjen e të Dhënave Personale. ©Libohova Online