Rrokada në Polici, ky është zv.drejtori i ri për Hetimin e Krimeve në Gjirokastër

Bashkë me Aranit Arapin nga Policia e Gjirokastrës është larguar edhe Fatmir Hoxha, me detyre Zëvendësdrejtor për Hetimin e Krimeve dhe Sigurinë.

Ai është emëruar në po të njëjtin pozicion në Berat, ndërsa në Gjirokastër në vend të tij ka ardhur Koço Dafa, i cili deri më tani mbante postin e Shefit të Sektorit të Planifikimit dhe Koordinimit të Operacioneve në Drejtorinë e Forcave Lëvizëse Operacionale në Drejtorinë e Përgjithshme për Sigurinë Publike.

Ndërkohë që drejtori i ri i policisë Gjirokastër është Lorenc Panganika.