Rruga Levan-Tepelenë, makina merr flakë në ecje

207391_3Një automjet ka marrë flakë në segmentin rrugor Levan – Tepelenë, i cili ishte duke ecur kur papritur flakët përfshinë gjithë mjetin.

Sipas të dhënave të para, bëhet e ditur se automjeti u dogj pas një defekti teknik të cilin mjeti e pati teksa po qarkullonte në rrugë.

Nga kjo ngjarje nuk ka patur persona të lënduar, ndonëse në ndihmë i kanë shkuar drejtuesit të mjetit shërbimi zjarrfikës dhe një autoambulancë.

Automjeti që është djegur ishte i tipit “Benz”.