Rruga Tepelene-Gjirokaster-Kakavije, ja mjetet që nuk lejohet të qarkullojnë në fundjave
Ministria e Punëve të Brendshme dhe Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës kanë nënshkruar një Udhëzim të përbashkët “Mbi kufizimet në qarkullimin e mjeteve të rënda për transportin rrugor të mallrave”, me synim marrjen e masave për lehtësimin e lëvizjes në akset kombëtare dhe ato urbane gjatë sezonit turistik.
Qëllimi kryesor i kësaj marrëveshjeje është disiplinimi i lëvizjes së mjeteve të transportit të rëndë, duke parandaluar vështirësimin e qarkullimit për shkak të përmasave apo edhe shpejtësisë me të cilën lëvizin këto mjete të rënda.
Në udhëzim është përcaktuar se mjetet e transportit të rëndë me peshë të përgjithshme të autorizuar mbi 7500 kg, mjetet me ngarkesë të pandashme me gjatësi maksimale më të madhe se 12 m, mjetet rrugore apo bujqësore që kanë shpejtësi më të vogël se 40 Km/orë, etj. gjatë periudhës 15 maj – 30 shtator nuk do të lejohen të qarkullojnë gjatë fundjavës në harqet orare:
E shtunë 09:00–16:00
E diel 12:00 – 24:00.
Të gjitha akset rrugore ku do të ndalohet lëvizja e mjeteve të rënda (lista bashkëlidhur këtij njoftimi) do të monitorohen nëpërmjet tokës dhe ajrit nga ana e shërbimeve të policisë, me koordinimin e sallës së menaxhimit të operacioneve në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, për garantimin e plotë të rrjedhshmërisë në trafik dhe rritjes së sigurisë rrugore.
Për shkelësit e rregullave të parashikuara në këtë udhëzim do të ketë sanksione ligjore sipas parashikimeve të Kodit Rrugor.Ne akset rrugore qe ndalohet levizja e ketyre mjeteve, eshte edhe rruga Tepelene-Gjirokaster-Kakavije.