Ruajtja e Trashëgimisë Kulturore – Banka Botërore projekte zhvilluese në Gjirokastër

Bashkia e Beratit dhe ajo e Gjirokastrës ka marrë pjesë në Seminarin Formues për Ruajtjen e Trashëgimisë Kulturore dhe Zhvillimin e Turizmit organizuar në Japoni nga Banka Botërore dhe Qeveria Japoneze.

Pjesëmarrja e përfaqësuesve u krye në kuadër të projekteve zhvilluese që Banka Botërore pritet të nisë së shpejti në të dy qytetet.

Gjatë seminarit u shkëmbyen njohuritë dhe eksperienca japoneze në lidhje me ruajtjen e trashëgimisë kulturore nga katastrofat natyrore, si zjarre, tërmete, rrëshqitje të tokës, etj.

Për disa ditë me radhë u studiuan me kujdes masat parandaluese, reaguese dhe rehabilituese në rastin e fatkeqësive natyrore në trashëgiminë kulturore. Projektet e zbatuara në terren në qytetet e Tokios dhe Kiotos, teknologjia e përdorur dhe trajnimi i burimeve njerëzore ishin disa nga temat kryesore të trajnimit.

Projekte të ngjashme pritet të fillojnë edhe në Qendrat e Trashëgimisë Botërore shqiptare si Berati dhe Gjirokastra.

42