Sa e keni blerë makinën dhe sa kubikë e keni? Miratohet taksa e re

 Sa e keni blerë makinën dhe sa kubikë e keni? Miratohet taksa e re

ImagesRreth 11 mijë persona që kanë makina me fuqi mbi 3 mijë kubikë dhe me çmim mbi 50 mijë euro, nga 1 janari do të t’i nënshtrohen taksës së luksit, 21 mijë lekë në vit.

Ky është ligji i miratuar sot në Komisionin Parlamentar të Ekonomisë dhe pritet që të kalojë brenda këtyre ditëve në Kuvend.

Deputetët e opozitës e kanë kundërshtuar, duke thënë se jo çdo mjet me cilindratë mbi 3 mijë kubikë është mjet luksoz, dhe se kjo taksë mund të prekë edhe shtresa jo të pasura të pupullsisë.

Pas këmbënguljes së tyre është shtuar si kriter në llogaritjen si makinë luksi edhe çmimi i blerjes. Ata që disponojnë makina të tilla të bëhen gati për të paguar më shumë taksa nga 1 janari 2016.

Libohova Online