Sa shumë fjalë, sa pak të vërteta…

Nga Ilia Kuro

Perpara se te kthejme diskutimin ‘’online’’ si nje menyre ku te baltosim figurat e njeri-tjetrit , e mira do ishte te perballeshim me faktet , argumentat dhe te diskutonim idete ne te mire te Zagorise , ketu ceshtja nuk eshte njeri pushtet apo tjetri , ceshtja eshte qe secili pushtet te beje me te miren e te mos jete kurre i kenaqur nga puna e bere dhe te shohe me tej , me banoret e zones , dashamiresit e cdokend tjeter per nje Zagori me te mire , qe besoj te gjithe neve e duam , pavaresisht ndasive politike .

Se pari , dua t’ju bej me dije se Bashkia ka 0 kompetence ne ndarjen e re administrativo-territoriale , nuk ishte zgjedhje e Bashkise Libohove per te perfshire dhe Zagorine ne te , mbase do te ishim me mire me Pogonin, me mire akoma te ishim Bashki me vete, por ka nje sere kriteresh ligjore qe te quhesh nje Bashki , Libohova , duke qene njekohesisht dhe qendra eshte natyrisht me e ‘’privilegjuar’’ dhe nje pjese e madhe e fondeve shkojne per te , prandaj dhe nje pjese e investimeve kane patur synim kryesisht Libohoven por nuk duhen lene pa permendur dhe veprat e tjera te bera ne zonen qe kjo Bashki mbulon .

Duhet te jeni koshiente e te vetedijshem qe Bashkia Libohove eshte nje bashki relativisht e vogel , si nga numri i popullsise 7 mije banore, ashtu edhe nga fondet dhe menyrat e rruget per t’u financuar jane te pakta , diskutimi me i drejte sot do ishte nese keto fonde qe ka patur , keto mundesi , i ka shfrytezuar ne menyren e duhur ose jo . Natyrisht , monopoli i se vertetes nuk qendron tek asnjeri prej nesh , por duhet te perballemi dhe me kete fakt qe eshte nder me te rendesishmit , vend per permiresim ka ne cdo sektor dhe ne vende shume me te zhvilluara , edhe per kete une personalisht jam teper i gatshem te konsultohem me secilin prej jush , por duke ndenjur ne pole te kunderta , pa dialoguar dhe pa i dhene mundesine per te degjuar njeri-tjetrit , do vazhdojme ende te permendim emra te pervecem dhe te vazhdojne problemet e Zagorise te shtohen .

Se dyti , serish Bashkia nuk eshte marre ne konsiderate te plote megjithse Bashkia i propozoi kater Ministrive qe pecaktuan 100 fshatrat, te ishin ne listen prioritare dy fshatra te Zagorise, Hoshteva dhe Sheperi, edhe me gjithe takimet dhe kembenguljen nuk ja arritem.U percaktuan si fshatra me prioritet agroturostik, Labova dhe Nepravishta., Largpamesia e Bashkise ne kete rast nuk ka vend per t’u diskutuar sepse nje Bashki nuk mund te ndermarre politika shteterore por vetem rajonale , te territorit per te cilin ajo pergjigjet . Faktet jane kokeforta , por e ndjej si nje detyrim moral mbi te gjitha per t’ju sqaruar se asnje perfaqesues i bashkise , nuk mund te kete asgje pervecse nje ndikim minimal , per te mos thene fare , ne raport me politikat dhe projektet qe ndermerren nga Ministrite perkatese.

Keto 2 sqarimet e mesiperme sherbejne per t’ju treguar se ka nje ndarje dhe balancim te pushtetit , ka pushtet lokal dhe qendror , secili me kompetenca te mirepercaktuara kushtetuese dhe ku asnjeri nuk mund dhe nuk duhet t’i mbivendoset tjetrit ,Duke thene keto nuk mund te le pa permendur investimet qe Qeveria ,i ka dhene Bashkise Libohove nga buxheti i shtetit , si asnje here me pare ne keto 28 vjet.Jane nje sere investimesh, si rikonstruksioni i qendres se qytetit, qe i ndryshoi pamjen edhe e beri me te vizitueshem per te gjithe,rruga e re qe lidh fshtin Bulo me rrugen naconale, rruga per ne fshatin Labove e kryqit dhe restaurimi i kishes me vlera te rralla,rikonstruksioni i plote i shkolles 9 vjecare “Avni Rustemi” me sistem ngrohje me kaldaje, si edhe ndertimi i nje palestre te re,apo shume investime ne sistemin e kanaleve kulluese dhe ujitese, ne fushen e Drinos, dhe Suhes.Per sa i perket Zagorise, duke pare gjithe keto investime, patjeter me te drejte kerkesa rritet.

Por kur permendim rrugen nga kthesa e Libohoves drejt.Suhes, duhet te themi te verteten, qe kjo rruge eshte 2 km dhe jo 900 m, dhe kjo eshte e matshme nga te gjithe se eshte aty, dhe projekti eshte dorezuar deri tek Ura e Suhes, qe pritet financimi i lotit te dyte edhe 2 km te tjera.Kur permendim investimet pervec fatit qe pesoi Ura e Hoshteves, monumement i kategorise se pare, duhet thene edhe restaurimi po nga Ministria e Kultures, i kishes se Hoshteves, si edhe restaurimi i ures se Manastirit te Nivanit.Jemi te ndergjegjshem se te gjithe bashke kerkese kryesor kemi rrugen per ne Zagori, pa lene pas dore ujesjellesin e Hoshteves, por edhe te Sheperit (Duhet thene ketu qe qyteti i Libohoves ka nje ujesjelles tejet te amortizuar dhe qe kerkon te rikonstruktohet 1 milon dollare).

Por edhe projektin e ujesjellesit te Libohoves dhe te Hoshteves, i kemi dorezuar ne Drejtorine e Pergjithshme te Ujesjelles Kanalizime dhe presim financimin e tyre.Cfaredo te ndodhi Ujesjellesin e Hishteves do ta bejme me te ardhurat e Bashkise, ( Mos te harrojme se te ardhurat gjithsej nga taksat nga Zagoria jane 700 mije lek te reja ne vit, se edhe kontratat e qirase se kullotave i mori Drejt, Rajonale e Zonave te Mbrojtura ne baze te ligjit) Prandaj kur flasim duhet te qendrojme me kembe ne toke.Lidhur me rrugen duhet thene se deri para 6 muajsh nuk kishim nje projekt, as te gjurmes edhe as te kostos se kesaj rruge.Sot kemi zyratirisht nje projekt te financuar dhe te miratuar nga ARRSH( Autoriteti Rrugor Shqiptar)i cili po te zbatohet rruga Sofratike -Suhe-Polican-Nivan-Cajup, i kushtonQevirise Shqiptare mbi 45 milion dollare.Shume shpejt do te prezantohet ky projekt dhe do te marrim lajmin e shumepritur se do te perfundoje rruga Sofratike- Polican brenda vitit 2020.

Une jam i ndergjegjshem per kesrkesat e zagoriteve, te drejta dhe legjitime, per pyjet, per prerjen e arreve, per ndertimet paleje, por dua tu siguroj se kam qene gjithnje edhe pa u lekundur me te verteten ,per Zagorine, duke marre edhe inisjativa e denoncime ne organet e drejtesise.Dua tju bej me dije se te gjitha shkresat zyrtare te inicuara nga une edhe te miratuar nga Kryetarja, kane qene ne mbrojtje te Krahines se Zagorise.(Dua te shtoj se debati per kompanine “Shell” ka qene parimor kunder disa grupeve te caktuara per ta bere Bashkine pale me kompanine Shell, une per kete problem jam shprehur jo vetem mediatikisht por edhe zyrtarisht, me shkresat perkatese) Sa i perket ceshtjes se dates se zgjedhjeve , nuk eshte nje diskutim qe na takon neve duke qene te perfshira ne te te gjitha palet politike , madje dhe Presidenti , kurdo qe te kete zgjedhje , kurdo qe te kete takime per te vleresuar punen e nje Bashkie dhe per te dhene argumenta si te permiresojme punen tone , secili eshte i mirepritur .

Besoj se biem dakord qe Zagoria eshte aq e vogel per te patur ndarje kaq te medha , Zagoria eshte perle natyrore por nuk mund ta hiperbolizojme aq shume sa te dalim totalisht jashte realitetit , le te qendrojme me kembe ne toke , te flasim drejt dhe te tregojme ato te mira dhe te keqija qe pergjate ketij mandati kane ndodhur , askush nuk pretendon per nje pune perfekte , ama minimalisht te dihen disa kontribute dhe te shmangim fyerjet dhe ofendimet personale , vete kultura e zagoriteve nuk eshte e tille , kurdohere ka mbizoteruar harmonia dhe dashamiresia , le te mos ndryshoje kjo tradite e te mos futim frymen e percarjes mes nesh , sebashku jemi me te forte , pavaresisht cdo lloj pushteti , pa njeri tjetrin nuk mund t’ja dalim te mbrojme dhe zhvillojme Zagorine tone te begate qe te gjithe duam ta trashegojme brez pas brezi tek femijet e niperit tane !