Sapo lirohet nga Apeli, shkon dhe kërcënon prokurorin. Sërish në pranga 21-vjeçari nga Lazarati
June 24, 2016
Një 21 vjeçar nga Lazarati u arrestua në flagrancë nga policia, pasi ka kanosur prokurorin.
Në pranga përfundoi Rustem Mahmutaj, i cili akuzohet se ka kanosur prokurorin për shkak të detyrës pranë Gjykatës së Apelit Gjirokastër, Gj. F.
I riu në fakt sapo fitoi pafajësinë nga Gjykata e Apelit në Gjirokastër dhe duket se ka shfryrë inatin ndaj prokurorit.
Kur do të ikte në shtëpi, ai ka përfunduar në pranga. Materialet në ngarkim të shtetasit Rustem Mahmutaj , i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër.