“Save the Children”: 27 % e fëmijëve deri në 6 vjeç janë të ushqyer keq

kids_fast_food_152422131Fëmijët deri në moshën 6 vjeç janë të kequshqyer. Save the Children  ka prezantuar disa prej gjetjve më të fundit ku vlerësohet se 27 % e fëmijëve të kësaj grupmoshe janë të ushqyer keq për shkak të varfërisë. Ndërkohë që si problem ngrihet edhe ulja e shpenzimeve për arsim gjatë viteve të fundit.

Varfëria  ka shkaktuar kequshqyerjen e 27 % të fëmijëve deri në 6 vjeç. Studimi i “Save the Chlidren”  vlerëson se niveli i kequshqyerjes është në norma shumë të larta.

Ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj deklaroi se mirë-rritja e fëmijvë është një sfidë  ndërkohë që pranoi se vdekshmëria foshnjore ka pësuar rritje.

Në raport konstatohet një ulje e ndjeshme e shpenzimeve për kujdesin shëndetësor parësor  të fëmijëve. Por ministri  Beqaj premtoi se vitin që vjen do të ketë përmirësim të situatës.

Ndërkohë që ndihma sociale mungon  sidomos në zonat rurale ku thuajse janë  jo –ekzistuese. Sipas të dhënave nga 144 mijë fëmijë që jetojnë në familje të varfëra vetëm 85 mijë fëmijë përfitojnë nga skema./ora news