Seks me lekë në Gjirokastër, policia zbulon prostitutat brenda një lokali

Një lokal në lagjen ’18 Shtatori’ në Gjirokastër shërbente si bazë prositutucioni. Kjo është zbuluar nga policia pas kontrolleve të ushtruara në këtë lokal, ku është arrestuar pronarja dhe kamerierja. Pronarja është shtetësja V.L, 46 vjeç, ndërsa kamerierja është shtetsja M.L, 34 vjeç. Policia kishte infiltruar një agjent të sajin, i cili hiqej si klient dhe më pas la takim me një prej femrave që shfrytëzohej për prostitucion. Këtu u zbulua gjithçka. Mësohet se pagesa për shërbime seksuale varionte nga 3 mijë lekë të reja e lart. Femrat që shfrytëzoheshin ishin të moshës 49 vjeç, 34 dhe 23. Pritet që policia të publikojë më shumë detaje rreth këtij operacioni.