Seks me nxënësen, por nuk është fajtor

kerner (1)Një mësues i studimeve fetare në Britaninë e Madhe, i cili bëri seks me një nxënëse, nuk u dërgua në burg për shkak se gjyqtarja tha se viktima e përndiqte.

Stuart Kerner, 44 vjeç, pati një aferë me një vajzë 16 vjeç.

Por gjyqtarja Joanna Greenberg tha se viktima ishte e fiksuar pas mësuesit.

“Miqtë e saj e përshkruajnë atë si një person që ju përndiqte. Nëse ngacmimi është fjala e duhur, atëherë ajo ju ngacmoi ju dhe ju iu lëshuat tundimit,” tha gjyqtarja.

Ai mori një dënim të pezulluar prej 18 muajsh.

Çifti bëri seks në një dhomë të zbrazur në shkollë. Prokurori tha se mësuesi ia mori virgjërinë vajzës. Ata bënë seks në atë javë që gruaja e tij dështoi një fëmijë.

Kerner bëri seks me adoleshenten edhe në shtëpinë e saj.