Sekuestrohen 5 kg marijuanë në Kakavijë, pranga 34 vjeçarit

Droge-ne-automjet-602x356Policia kufitare ka sekuestruar 5 kilogram marijuanë në një automjet, ndërsa është shoqëruar në polici Florion Koci 34 vjeç.

Sipas burimeve të policisë lënda narkotike ishte e ndarë në 10 pako dhe u gjet gjatë kontrollit në vijën e dytë të pikës kufitare në prapakolpin e automjetit tip “Ford” me targa AA 207 JT.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Drejtorinë e Policisë Gjirokastër për veprime më ë specializuara,ku më pas do të transportohet në Tiranë tek Prokuroria e Krimeve të Rënda për vepren penale trafik ndërkombetar të lëndve narkotike.