Serbia insiston: Ja kush e përhapi lajmin e shitjes së ndeshjes

serbet-300x225Mediat serbe insistojnë se UEFA ka nisur një hetim për ndeshjen mes Armenisë dhe Shqipërisë.

Në fakt raportimi vjen nga Kurir, një gazetë e njohur për qëndrimet e ashpra dhe të tepruara.

Kjo gazetë i ka dërguar një email UEFA-s dhe ka marrë përgjigjen se nëse do ketë diçka të dyshimtë, ata do bëjnë një hetim të plotë.

Kurir shkruan se edhe danezët po presin një vendim.

Por kush e përhapi lajmin për shitjen e ndeshjes?

Gazeta Kurir shkruan se ka qenë portali shqiptar Opozita.com, që shkroi se portieri dhe tre lojtarë armenë kanë marrë nga 500 mijë euro për t’i lënë ndeshjen Shqipërisë.

Portali shkruante se koeficientët për fitoren e Shqipërisë ranë ndjeshëm përpara nisjes së ndeshjes.

Shkrimi në fjalë duket se është zhdukur nga portali, ndërsa në rrjet ka zemërim ndaj tyre, sidomos për faktin se portali shpesh është identifikuar me liderin e Aleancës Kuqezi, Kreshnik Spahiu.