Sërish klandestinë nga Siria, ndalen nga policia kufitare e Kakavijës

59891619“Muzina” quhej operacioni i policisë kufitare të Kakavijës, gjatë të cilit u ndalën 9 shtetas sirianë. Klandestinët kishin hyrë ilegalisht në territorin shqiptar nëpërmjet kufirit me Greqinë, ndërkohë që kishin si destinacion Malin e Zi. Ata janë pikasur nga policia në kodrat e fshatit Muzinë në orët e para të mëngjesit të sotëm. Pas procedurave të rastit janë dorëzuar sërish te autoritetet greke.

Një ditë më parë policia ndali 7 shtetas të tjerë sirianë pranë fshatit Vrisera. Pas nisjes së konfliktit në Siri në vitin 2011, është rritur numri i personave që hyjnë ilegalisht në vendet europiane. Fillimisht ata kalojnë kufirin turk, më pas hyjnë në Greqi, mbërrijnë në Shqipëri dhe kanë si destinacion vendet perëndimore. 

Cobain demo gratis dan main real slot dana hanya di megaslot bersama https://insanitywetrust.com/ – gacor pol!