Sërish trafik droge nga Lazarati, trafikantët “luftë” me policinë në Malin e Sopotit

timthumbDuket se droga e Lazaratit nuk ka fund. Edhe pse tashmë në fshatin e famshëm ka ndërhyrë policia, trafikantët vazhdojnë që të transportojnë drogë.

Disa prej tyre janë përpjekur që të transportojnë një sasi droge nga Lazarati në Delvinë. Por, ata janë pikasur nga policia, që është vënë në ndjekje të tyre.

Gjatë këtij operacioni ka pasur edhe shkëmbim zjarri mes trafikantëve dhe punonjësve të Policisë së Sarandës dhe Delvinës në Malin e Sopotit. Për fat nuk ka pasur asnjë të lënduar, ndërkohë që policia ka arrestuar katër persona. Përveç kësaj, ka sekuestruar edhe 250 kilogram hashash.