Sezoni turistik, shtim i numrit të vizitorëve në Gjirokastër
Qyteti i gurtë i Gjirokastrës ka patur një fluks në rritje të vizitorëve vendas dhe të huaj gjatë periudhës janar- korrik 2016. Sipas një njoftimi për shtyp të Ministrisë së Kulturës, gjatë kësaj periudhe qyteti dhe kalaja e Gjirokastrës u vizitua nga 26 504 turistë vendas dhe të huaj.
Promovimi në rritje i trashëgimisë kulturore, i shoqëruar me aktivitete kulturore kanë shtuar edhe interesin për këtë qytet.
Gjirokastra është e vendosur në faqen e Malit të Gjerë, në shpatet verilindore të tij dhe në krahun e majtë të luginës së lumit Drino. Qyteti është përfshirë në Listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s më 2005, si një nga pak shembujt e mbijetuar në Ballkan të qyteteve tregtare të stilit otoman.
Kalaja e Gjirokastrës si histori e lidhur me këtë qytet përmendet për herë të parë si qytet dhe kështjellë në vitin 1336.