Sfida me Danimarkën, Shqipëria udhëheq 1 me 0

bzrzidsicaavcc_4052Nis sfida Shqipëri-Danimarkë, e vlefshme për eliminatoret e Evropianit “France 2016”, e cila për herë të pare luhet në stadiumin “Elbasan Arena”.

Djemtë e De Biazit shpresojnë të marrin një rezultat pozitiv, ndërkohë që mijëra tifozë brenda dhe jashtë Shqipërisë janë dyndur sot në Elbasan.

Ekipi De Biazit vjen pas një fitoreje të rëndësishme në transfertë përballë Portugalisë, ndërsa këtë mbrëmje kërkon fitoren e radhës me një kundërshtar tjerër, edhe më të fortë.

Nga stadiumi vjen një atmosferë super e zjarrtë e krijuar nga tifozët, por kujtojmë që një tifoz i zjarrtë mbetet edhe kryeministri Rama, i cili po e ndjek sfidën në tribunën VIP dhe gjatë gjithë kohës ka mbështetur nga afer kombetaren.