Shë Valentin në azilin e Gjirokastrës, historia e Qamilit dhe Merjemes (VIDEO)

Shën Valentini nuk është një festë ekskluzive vetëm për çiftet e reja. Përjashtim nuk bëjnë as më të vjetërit, të cilët e shfrytëzojnë simbolikën e kësaj dite për t’i shprehur dashurinë njëri-tjetrit. Kështu ndodh edhe në Gjirokastër me Qamilin dhe Merjemen. Ata nuk janë thjesht një çift të moshuarish dhe kaq. Por të veçantën e kanë sepse janë njohur dhe jetojnë në shtëpinë e të moshuarve. Qamili është nga Fushëbardha, ndërsa Merjemja është nga Shkodra. Njohja e tyre nisi 15 vite më parë në këtë azil dhe që prej asaj dite ata jetojnë të dy bashkë. Ndiqni në videon më poshtë historinë e tyre të rrëfyer për Tv Gjirokastra.