Shefi i qarkullimit rrugor në Gjirokastër ‘ngel’ te vettingu, nuk pajiset dot me çertifikatën e sigurisë

Të paktën 40 efektivë të Policisë së Shtetit nuk kanë arritur dot të pajisen me çerfitikatën e sigurisë nga Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar. Atyre u është refuzuar rinovimi i certifikatave të kategorive “sekret” dhe “tepër sekret”. Mes këtyre 40 oficerëve është edhe shefi i qarkullimit rrugor në Drejtorinë e Policisë Gjirokastër, si dhe disa oficerë antidroge në drejtorit vendore të 12-të qarqeve të vendit.

Arsyet përse u është refuzuar certifikata e sigurisë nuk dihen. Për t’i dhënë këtë certifikatë zyrtarëve të policisë, kryhen verifikime nga tre institucione; Shërbimi Informativ Shtetëror, Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar, si dhe nga Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat në Policinë e Shtetit. Me sa duket vettingu në radhët e policisë ka nisur, edhe pse Ministria e Brendshme ka thënë se zyrtarisht ky proces do të nisë në muajin janar.

©ArgjiroLajm.net